Flaka Loxha e ka mbyllur aventurën në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja u mposht në raundin e tretë nga xhudistja nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev me IPPON.
Loxha kaloi pa luftë në rrethin e parë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten kazake, Bakyt, Kussakbayeva në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme po garon edhe Distria Krasniqi.