Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, tha se sot fituan pikët e para olimpike.
Xhudistja Distria Krasniqi (-52 kg), kampione olimpike, fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix.
“Distria e argjendtë në Grand Prix në Zagreb.
Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb!
Disi ishte e shkëlqyeshme deri në finale me japonezen Abe!
Dy Kampione Olimpike u ndeshën në finale
Abe Uta sot ishte më e disponuar dhe me më shumë fat kurae Disi tashmë në kategorinë e re po afrohet te Top 3 më të mirat në Botë!
Abe Uta dhe Buchard tashmë e dijnē që Disi po vjen…
Flaka Loxha shënoj një fitore e mandej pësoj humbje.
Taktikisht ishte në nivel jo të duhur!
Nesër garon Laura Fazliu në kategorinë 63 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.