Xhudistë dhe xhudistet e kombëtares së Kosovës, treguan vlerat e tyre në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Bullgari dhe në Grand Prix në Zagreb.
Driton Kuka, selektor i Kosovës, është i kënaqur me sukseset e garuesve të tij.
“Shpat Zekaj i kthehet medaljeve, i artë në kategorinë 100 kg!
Një ditë e nisur jo mirë por në fund të ditës erdh medalja e artë!
E nisi me një performansë të dobët Laura në Zagreb dhe ishte befasi për të keq!
Në Bullgari Loriana e Erza kandidate për të artat s’ishin në nivel.
Erza përfundoj e dyta e Loriana e treta.
Në ditë jo të mirë ishte edhe Riosi.
Dardani u stolis me medalje të bronztë por realisht kishte potencial për të artën.
E në fund fjalë të mira për Muhamedin Veseli dhe Debora Gjakovën.
Këta dy shkuan si autsajderë por fituan medalje dhe ishin befasia e këndshme e Kampionatit Ballkanik.
Në fund fare Shpati dominoj në të gjitha luftat dhe u kurorëzua me titullin Kampion Ballkanik!
Në total një e artë një e argjendtë e katër të bronzta gjithsejt 6 medalje.
Me ekipin ishin Meli Zeka dhe Cuki Veseli”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.