Muhamedin Veseli, garoi sot në kategorinë -60 kg të garave të xhudos në Festivalin Olimpik Evropian për EYOF 2022 Banska Bystrica.
"Xhudisti ynë u mund nga italiani Manuel Parlati, pas tri vërejtjeve (shido) të marra nga gjyqtarët, vendim ky që e la të dëshpëruar garuesin tonë.
I urojmë më shumë fat Veselit në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Nesër garon Muharrem Hyseni (-66 kg)", shkruan në faqen KOK-ut.