Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë në xhudo, është krenar me garuesit e tij.
Kuka tregon disa detaje interesante për xhudisten kampione olimpike, Nora Gjakova (-57 kg).
“26 korrik 2021, tash një vjet, medalja e tretë Olimpike!
Edhe një e artë. Nora Gjakova kampione Olimpike.
Mrekullia po vazhdonte, bota po mahnitej me xhudon e Kosovës.
Nora si sportiste ishte e vështirë gjatë rritjes së saj drejt titullit më të lartë sportiv në rruzullin Tokësor.
E vështirë për të ndërtuar idetë e mia në xhudon e saj.
Dy vitet e fundit kishte rënë në qetësi dhe nuk ndalej së punuari, hapte sytë në çdo sugjerim, gjatë pandemisë ishte shembull në çdo aspekt.
Bisedoja me Agronin e Fatosin çdo ditë para Olimpiadës ,ju thoja që Nora po performon shkëlqyeshëm në çdo aspekt, s’po flet, s’po komenton, po e ul kokën e po punon shumë!
Triumfoj Nora dhe tashmë Kosova dhe populli shqiptar kishte medaljen e tretë të artë Olimpike!
Dhashtë Zoti të vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.