Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, ka qenë xhudisti bindshëm më i miri në Kosovë në vitet e 90-ta, në kohën e gjeneratës së sakrificës dhe në rezistencë ndaj regjimit serb.
Kuka nuk ka pas konkurrencë në kategorinë 78 kg duke i përfunduar duelet me mjeshtri dhe para kohe.
“U dallua sidomos Driton Kuka, padyshim, xhudisti më i mirë i Kosovës i të gjitha kohëve, i cili jo vetëm që i përfundonte luftërat shpejt, por edhe mënyrë mjeshtërore e atraktive.
Zatën kjo bëri që komisioni i veçantë i kampionatit Dritonin ta shpallë xhudistin më të mirë të kampionatit”, kishte shkruar mes tët jera gazeta “Bujku” me 26 dhjetor të vitit 1995.