Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka, është takuar me trajnerin japonez Katsuyuki Masuchi.
“Kampi me ekipet Nacionale Japoni, Francë, Brazil, Holandë, Çeki, Belgjikë, Poloni në Houlgate pjesë e regjionit të Normandisë në Francë me sot përfundon për ekipin tonë!
Në foto me Kryetrajnerin Japonez Katsuyuki Masuchi i cili në takimin tomë para dy ditësh kërkoj të vij në Kosovë me ekipin Nacional Japonez!
Një befasi e këndshme dhe e mirëpritur.
Kampi ishte i nivelit shumë të lartë ku ishin prezent ajka Botërore e xhudos”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.