Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka fjalë miradije për kampin që u mbajt në Francë.
Ai tha se ishte një javë e fortë dhe i kënaqur me punën që kanë bërë të përzgjedhurit e tij.
“Stërvitja fundit e kampit përfundoj me sukses!
Një javë e fortë me sparing cilësor.
Kampi u mbajt në Houlgate Francë
Ekipet më të fuqishme ishin prezent në kamp.
Shkojmë tutje…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.