Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.
Xhudistja jonë, Erza Muminoviq zuri sot vendin e pestë në Kampionatin Evropian për të rinj.
Ky kampinat po zhvillohet në Pragë të Republikës së Çekisë, përcjell KosovaPress.
Muminoviq arriti deri në gjysmëfinale të kësaj gare, ku më pas ishte e pafat, pasi që pësoi humbje në dy luftërat për medalje në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë.