Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, tregon për problemet që ka që të pajisen me viza për në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!
Arsyeja - procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë!
Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza, Riosi e Laura pretendentë për medalje!
Prapë procedura e probleme me viza.
Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.
Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë!
Me Federatën e Bosnjës kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.
Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjës pozitive nga Shteti Shqiptar!", - ka bërë të ditur Kuka.