Xhudistet e reja Sara Osmani, Rrezarta Alimi dhe xhudisti i ri Valdrin Pnishi, arritën rezultat të mirë në Sllovaki,.
Një sukses që i motivon edhe më shumë këta garues për sfidat e radhës.
“Në turneun ndërkombëtar ‘Medzinarodna velka cena mesta’ në Poprad të Sllovakisë, morën pjesë mbi 400 garues nga 6 shtete.
Në këtë garë klubi “Polici” garuan dy garues dhe atë: Rrezarta Alimi e cila u radhit e para në -63 kg U18.
Valdrin Pnishi u radhit i treti në -38 kg U13.
Ndërsa nga klubi i “Studenti” i Vushtrrisë Sara Osmani e zuri vendin e parë në -52 kg ne U18.
Një falënderim shkon për trajnerët Bekim Salihu, Linda Cena, Vendim Raci dhe Kastriot Cena”, ka shkruar trajneri Anton Cena në profilin e tij në facebook.