Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se në javën e dytë të nëntorit do të fillojë kampi ndërkombëtar i xhudos.
“Kampi ndërkombëtar i radhës në Golem Shqipëri për vajza!
13-23 nëntor tashmë janë konfirmuar afër 100 garuese nga më se 15 shtete!
Ajka Botërore me dhjetëra medaliste Olimpike e Botërore… Zvicra, Sllovenia, Turqia, Azerbajxhani, Italia, Kroacia, Finlanda, Bullgaria, Greqia, Çekia, Hungaria dhe gjithsesi Kosova e Shqipëria
Xhudo sporti që Kombin shqiptar e bën krenar tash e 20 vjet!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.