(E plotësuar) - Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), është kualifikuar në rrethin e tretë. Ajo ka shënuar fitore me ippon dhe me pak se dy minuta ndaj holandezezs Pleuni Cornelisse.
Ekipi i xhudos po merr pjesë në Grand Slam Abu Dabi, ku tre xhudiste po e përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në Emiratet e Bashkuara.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, sot po lufton xhudistja Nora Gjakova, e cila tani ka arritur të kalojë në raundin e dytë të këtij Grand Slami.
Në raundin e parë, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Republika e Koresë, Yuna Shin.