Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), është eliminuar nga gara Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo është eliminuar në rrethin e dytë nga portugezja Timo Barbara, nënkmapione botërore në vitin 2019.
Barbara me prejardhje braziliane ngadhënjeu falë përvojës së madhe ndaj garueses tonë.
Dje, Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slam.