(E plotësuar) - Loriana Kuka, reprezentuesja e Kosovës, ka treguar formë të lartë ndaj francezes Audrey Tcheumeo, duke e mundur pas vazhdimeve me ippon.
Loriana është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë – 78 kg garën Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi,
Është medalja e dytë e Kosovës brenda tre ditëve.
Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë n kategorinë – 57 kg.
Reprezentuesja e Kosovës, Loriana Kuka, ka luftuar si luanesh ndaj italianes Giorgia Stangherlin. Dueli mes tyre shkoi në vazhdime dhe Loriana arriti fitore me ippon, një fitore larg medaljes së bronztë.
Loriana Kuka nuk ia doli në përballje me kinezen Zhenzhao Ma, duke pësuar humbje në çerekfinale.
Loriana lufton në repesazh për medalje të bronztë, ku ndeshet me italianen Giorgia Stangherlin.
Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka (-78 kg) kalon në çerekfinale të garës Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ajo e kaloi me sukses edhe garuesen nga Britania e Madhe, Emma Reid
Loriana është në formë të mirë, tani do të përballet me kinezen Zhenzho Ma.
Në rrethin e parë triumfoi me ippon ndaj kazakes, Nazerke Tileukhanova.