Shkëlqen Laura Fazliu, kalon në finalen e madhe të Evropianit U23!
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, nuk ka të ndalur në Evropianin U23 që po mbahet në Sarajevë.
Laura është kualifikuar në finalen e madhe të këtij Evropiani pasi në gjysmëfinalen mposhti Brigitta Varga, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu në finalen e këtij evenimenti të madh të xhudos, do të ndeshet me Annabelle Winzig.