Edhe Rios Kuka është eliminuar nga gara në Kampionatin Evropian të xhudos U23 që po mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Xhudisti ynë u mund me IPPON në raundin e dytë ng ukrainasi Marat Kryzhanskyi.
Në raundin e parë, Kuka eliminoi malazezin Nenad Sinanoviq, por që nuk arriti ta prekte pastaj çerekfinalen në kategorinë deri në 90 kilogramë.
Pak minuta më parë, nga gara u eliminua edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.