(E plotësuar) - Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja jonë e mundi italianen Veronica Toniolo.
Nora Gjakova ndalet në çerekfinale,lufton për të bronztën.
Nora Gjakova është mposhtur nga britanikja Lele Nairne.
Nairne heret realizoi hedhje për uazari, ndërsa përpjekjet e mëpasme të Norës nuk prodhuan pikë.
Grand Slam i Baku: Nora Gjakova fiton dhe kualifikohet në çerekfinale!
Nora Gjakova e ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit të Baku në Azerbajxhan.
Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus me IPPON.
Në raundin e parë, Gjakova kaloi pa luftë.
Në çerekfinale, Nora Gjakova do të ketë punë me britaniken, Lele Nairne.