Kuka i pakënaqur me draftin për kategorizimin e sporteve dhe sportistëve

Xhudo

Kuka i pakënaqur me draftin për kategorizimin e sporteve dhe sportistëve

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 13:30
Driton Kuka

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të hënën ka vendosur në konsultim publik Rregulloren për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregullorja për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve.

Me këtë rregullore përcaktohen rregullat, kriteret dhe procedura për kategorizimin e sporteve në Republikën e Kosovës. Kjo rregullore përcakton poentimin e federatave sportive bazuar në masovitetin, cilësinë, statusin, aktivitetin dhe ngritjen e kapaciteteve. Financimi i federatave sportive do të bëhet duke u bazuar në kategorizimin e sporteve.

Vërejtjen e parë publikisht për këtë draft e ka dhënë trajneri i xhudos Driton Kuka i cili ka dhënë vërejtje për mënyrën se si është paraparë kategorizimi i sportistëve që fitojnë medalje elitare.

“Me draftin e ri për kategorizim të sportistëve e trajnerëve merr medalje në Botëror ose Evropian e kategorizohesh një vjet ose dy! Mirë që është draft e do i bëjmë vërejtjet tona. Sot për sot medalja Botërore kategorizohesh 3 vjet, e Evropiane 2 vjet. Kroacia e shtetet e rajonit e kanë 4 vjet, ndërsa kanë qindra medalje Elitare. Sportistët e trajnerët meritojnë të avancohen e jo ndryshe.”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”.

Ndryshe, Kuka ka bërë të ditur se ata po zhvillojnë stërvitje në Golem me afro 100 garues nga më se 15 shtete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat