Kosova do të përfaqësohet me katër garues në turneun e madh të xhudos, Jeruzalem Masters që do të mbahet me datë 20-22 dhjetor 2022.
Në këtë garë prestigjioze marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.
Republikën e Kosovës në këtë turne të madh do ta përfaqësojnë: Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).
Distria dhe Nora ndeshen nesër, Laura ndeshet të mërkurën, Loriana ndeshet ditën e enjte.
Bashkë me garueset kanë udhëtuar edhe kryetari i Federatës Xhudos të Kosovës (FXHK), Agron Kuka, trajneri dhe selektori Driton Kuka si dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.
Garat e këtij turneu nisin nesër nga ora 9:00.