Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, njëherësh selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalët më të mira për Laura Fazliun, e cila sot ka fituar medaljen e argjendtë në garën e madhe “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
“World Judo Masters … Kosovës edhe një medalje!
Laura Fazliu 63 kg e argjendtë, 1260 Pikë Olimpike.
Ishte e mrekullueshme sot pothuajse e çmendur!
Mposhti kolose Botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës i sigurt s’ka ma dilema aspak.
Majlinda fuqishëm po performon në punën e trajnerit
E me ne është Kryetari i Federatës Agroni i cili sot pos tjerash u nderua me ndarjen e medaljeve dhe kështu federata e shteti ynë fuqishëm prezent në Jerusalem në të gjitha dimensionet.
Kosova me dy medalje e një plasman në vendin e 5 tashmë në mesin e shteteve më të forta Botërore”, ka shkruar Kuka.
Laura mposhtet në finalen e madhe
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (- 63 kg), është fituese e medaljes së argjendtë, në garën prej më të rëndësishme ndërkombëtare “Masters”, që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
Laura u ballafaqua me japonezen Miku Takaichi, në një finale jashtëzakonisht interesante.
Japonezja ka shënuar fitore me ippon dhe u stolis me medalje të artë.
Laura ka treguar nivel të lartë në secilin luftë, duke dëshmuar se është potencial i madh për medalje në Lojërat Olimpike në vitin 2024 që do të mbahen në Paris.
Është medalja e dytë për Kosovën brenda dy ditëve, dje Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -52 kg.
Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) nesër do të garojë dhe synon medalje.
Edhe një sukses i madh i vashave të selektorit Driton Kuka, njëherësh trajneri më i mirë në botë në xhudo.
Laura e Kosovës, po çmend izraelitët! Kjo është mrekulli!
Laura Fazliu (- 63 kg) po çmend me formën e saj të gjithë të pranishmit në palestrën në Jerusalem.
Ajo ka treguar klasin e saj në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon izraeliten Gill Sharir dhe kualifikohet në finale.
Kosova siguron medaljen e dytë brenda dy ditësh, pasi që dje Distria Krasniq u stolis me të artën në kategorinë -52 kg.
Laura (- 63 kg) nuk ndalet, e ka mposhtur polaken Angelika Szymansk dhe marshon në gjysmëfinale. Ajo do të përballet me izraeliten Gill Sharir.
Xhudistja e kombëtares së Kosovësë, Laura Fazliu, po shkëlqen në garën “Masters” në Jerusalem.
Ajo e mposhti pas vazhdimeve francezen Manon Deketer, ndërsa në rrethine dytë është më e mirë se sllovenja Andreja Leski.
Në çerekfinale do të takohet me polaken Angelika Szymansk.
Dje, Distria Ktrasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg dhe NOra Gjakova mbetet pa medalje në kategorinë -57 kg.