Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, njëherësh selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalët më të mira për Laura Fazliun, e cila sot ka fituar medaljen e argjendtë në garën e madhe “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
“World Judo Masters … Kosovës edhe një medalje!
Laura Fazliu 63 kg e argjendtë, 1260 Pikë Olimpike.
Ishte e mrekullueshme sot pothuajse e çmendur!
Mposhti kolose Botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës i sigurt s'ka ma dilema aspak.
Majlinda fuqishëm po performon në punën e trajnerit
E me ne është Kryetari i Federatës Agroni i cili sot pos tjerash u nderua me ndarjen e medaljeve dhe kështu federata e shteti ynë fuqishëm prezent në Jerusalem në të gjitha dimensionet.
Kosova me dy medalje e një plasman në vendin e 5 tashmë në mesin e shteteve më të forta Botërore”, ka shkruar Kuka.