Driton Kuka, selektori i kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me sukseset e xhudisteve të tij. Distria Krasniqi është e artë në kategorinë – 52 kg dhe Laura Fazliu e argjendtë në kategorinë – 63 kg në garën Masters, që u mbajt në Jerusalem të Izraelit.
“World Judo Masters 2022…Sot përfundoj gara që mbledh 36 më të mirët në çdo kategori!
Kosova fuqishëm u kthye në Top shtetet botërore, shkëlqimi po vazhdon në nivelet më të larta
Dy medalje një e artë një e argjendtë një vend i pestë dhe një garuese mbeti pa plasman!
Distria shkëlqeu e afër saj edhe Laura e argjendtë.
Nora e Loriana në kërkim të formës, që do e kërkojmë atje ku duhet në Olimpiadën e Parisit
Të gjithë përkrahësve të xhudos u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.