Ka përfunduar gara për Laura Fazliun në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.
Xhudistja ka pësuar humbje në raundin e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë.
Laura u mposht nga spanjollja, Sarai Padilla Guerrero, pasi kaloi raundin e parë pa luftë.
Sot debutoi edhe Dardan Cena, i cili u mposht në raundin e parë nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov.
19-vjeçari garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj do të garojnë të dielën.
Flaka Loxha garoi të premten, teksa u rendit e shtata në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe fitoi 182 pikë olimpike “Paris 2024”.