(E plotësuar) - Loriana Kuka me zemër të madhe, fiton të bronztën në Portugali
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka është fituese e medaljes së bronztë në “Grand Prix”, që u mbajt në Almada të Portugalisë.
Loriana shkëlqeu si ari në luftë për medalje të bronztë, duke e deklasuar me ippon garuesen nga Koreja e Jugut, Jeongyun
Lee.Loriana Kuka (-78 kg) pas një lufte të madhe dhe në kohën shtesë fiton ndaj sllovenes, Patricija Brolih.
Loriana është një fitore larg medaljes së bronztë e cila do të përballet me garuesen nga Koreja e Jugut, Jeongyun Lee.
Loriana Kuka nuk ia del në çerekfinale me Yelyzaveta Lytvynenko nga Ukraina.
Luftë e madhe mes Lorianës dhe ukrainases, përballje që shkoi në shtesë dhe zgjati gjithsej lufta 12 minuta.
Loriana e pafat dhe mposhtet pas një luftë maratonike.
Loriana tani në repezash lufton për medalje të bronztë, ku ndeshet në luftën e parë me sllovenen Patricija Brolih.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (-78), i shkatërroi rivalet të paktën në dy rrethet e para, duke u kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix, që po mbahet në Almada të Portugalisë.
Në rrethin e parë, Loriana me ippon e hoqi qafesh qiprioten, Zanet Michaelidoli.
Pastaj e ka deklasuar me ippon Vanessa Chala nga Ekuadori.
Në çerekfinale do të përballet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.