Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë - 78 kg në “Grand Prix”, që u mbajt në Almada të Portugalisë.
Loriana shkëlqeu si ari në luftë për medalje të bronztë, duke e deklasuar me ippon garuesen nga Koreja e Jugut, Jeongyun Lee.
Xhudistja jonë ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në duel me Lee duke e fituar medaljen.
Loriana sot ka treguar luftëra të mëdha sidomos në çerekfinale e cila zgjati 12 minuta, në luftë maratonike me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko dhe në saje të fatit të keq sportiv edhe pësoi humbje.
Luftë të madhe ka treguar edhe në sfidën e parë në repesash për medalje të bronztë në duel me sllovenen Patricija Brolih, duke triumfuar pas vazhdimeve.