Legjenda e xhudos së Kosovës, Majlinda Kelmendi, kampionja olimpike në vitin 2016, tani trajnere, sot është ballëlart me trimëreshën tonë, Loriana Kuka (-78 kg), e cila e ka fituar medaljen e bronztë në garën “Grand Prix”, që u mbajt në Almada të Portugalisë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në. botë, shprehet krenar me Lorianën.
“Grand Prix Portugali, medalja e radhës e Lorianës!
Në një ditë me shumë luftëra të forta në fund mori medaljen e bronztë dhe pikë të reja Olimpike.
Gara e parë sivjet kualifikuese, shënoj edhe plasmanin e shkëlqyeshëm të Flakës në mesin e 8 të parave.
Laura favoritja për medalje kësaj radhe u befasua dhe humbi qysh në xhiron e parë!
Shpati luftoj mirë por mbeti pa plasman, ndërsa Dardan Cena u përball për herë të parë me gara të forta dhe ishte përvojë e mirë për të ardhmen e tij.
Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.