Kategorizimi i sportistëve për vitin 2023, Distria e Nora me pikë maksimale!
Sot është bërë kategorizimi i sportistëve të Kosovës për vitin 2023.
Me këtë rast, komisioni ka vendosur që xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova t’i vlerësojë me maksimum pikësh, nga 100.

Pas medalisteve të arta olimpike gjendet olimpistja tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi me 60 pikë, njëjtë si xhudisti Akil Gjakova.
Ndërkohë, është bërë kategorizimi i sportistëve edhe në sportet si boksi, karateja dhe të tjera.
Paraprakisht, dje u bë kategorizimi i sporteve të Kosovës, me ç’rast futbolli u ngrit nga pozita e gjashtë që e mbante vitin e kaluar, në atë të dytë me 100 pikë, sa u vlerësua edhe sporti më i suksesshëm – xhudoja.