Xhudistja Flaka Loxha sot ka shkëlqyer duke fituar medaljen e argjendtë në Sofje të Bullgarisë.
Edhe një sukses i radhës për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, selektor i Kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për Flaka Loxhën.
“Flaka Loxha sjell medaljen e radhës për Kosovën!
Në Ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike sot në Sofje u mbajt gara e radhës!
Flaka Loxha 57 kg e argjendtë dhe tashmë ajo ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për të rritura.
Shënoj tri fitore por humbi në finale kundër Bullgares Ilieva.
Në finale si duket e penalizoj fakti që kishte siguruar medalje dhe nuk dha maksimumin e saj.
E veçanta e kësaj gare është performansa e Dardanit!
Ai me 19 vjet sot luftoj si luan dhe shënoj tri fitore e duke humbur në luftë për medalje por potenciali i tij po vjen dita ditës,
Plasmani i tij vendi i 5 shënoj pikët e para Olimpike në karrierën e tij.
Mposhti malazezin, armenin dhe rumunin Sulca përndryshe kampion Botëror e Evropian për U21.
Dardan Cena garoj në 73 kg
Debora Gjakova pësoj ne xhiron e parë dhe duhet ende punë e përkushtim për këtë nivel.
Nesër garon Shpat Zeka në kategorinë 100 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.