Në qytetin e Pejës të dilën janë mbledhur sportistë e trajner të shumtëpër të kremtuar 50 vjetorin e sportit të xhudos.
Më këtë rast janë nderuar me mirënjohje trajner të shumë të cilët kanë kontribouar në rrietjen e sportit të xhudos, tek sa trajneri Driton Kuka e ka cilësuar xhudon si “krenari të kombit”.
Klubi i parë u xhudos në Pejë është themeluar para pesë dekadave nga Smajl Sokoli.
Postimi i plotë i trajnerit Driton Kuka në “Facebook”
Ceremonia e 50 vjetorit të xhudos në qytetin e Pejës!
Afër 50 xhudistë e trajner të gjeneratave të para të xhudos e tutje deri te Kampionet tona Olimpike sot në një ceremoni u takuan për një shënim të 50 vjet xhudo në qytetin tonë.
Klubi i parë i xhudos tash e 5 dekada u hap nga Smajl Sokoli i cili ishte prezent këtu dhe u nderua me mirënjohje me këtë rast.
Izet Deçani, Sylejman Kuka, Lulzim Kullashi, Zyhdi, Refki Mema e trener tjerë ishin në mesin e meritorëve për xhudon në të kaluarën.
Duke vazhduar tutje me trajnerë të gjeneratave më të reja.
Sporti i cili pos sukseseve kulminante në Pejë shquhet me traditë të gjatë.
Për kontribut të veçantë mirënjohje u ndanë edhe për Kryetarin Agronin dhe kontribues tjerë në gjithë këto vite!
Xhudo sporti që sot është Krenaria e Kombit me 3 të arta Olimpike të rritura e ndërtuara në lagjen e famshme të qytetit të Pejës.