Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg) kërkon hakmarrje ndaj serbes, Marica Perishiq.
Nora është në finalen e madhe të Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Marica nuk është kundërshtare e panjohur për kampin e Kosovës, e cila sot e mundi Flaka Loxhën.
Nora është e motivuar deri në pikën e fundit, jo vetëm për të fituar medaljen e artë por synon edhe hakmarrjen ndaj serbes.