(E plotësuar) - Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë - 52 kg në Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Krenaria e Kosovës dhe kampionja olimpike, nuk i shkoi ndoresh në finale ndaj rivales nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
Qysh në minutat e parë rivalja ishte në epërsi dhe e ka menaxhuar luftën, ndërsa Distria ka qenë e pafat kësaj radhe.
Megjithatë është një sukses i madh për Disin dhe Kosovën, duke sjellur edhe një medalje nga gara prestigjioze.
Distria Krasniqi (-52 kg), kampionja olimpike, është gati për sfidën e madhe.
Ajo në finale do të ndeshet me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani.
Xhudistja jonë kërkon medaljen e artë në Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kosova i ka të sigurta dy medalje nga kjo garë e madhe.