Reprezentuesja e Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë – 63 kg në Grand Slam, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Britanikja Lucy Renxhall pas vazhdimeve e ka mposhtur garuesen tonë.
Xhudistja jonë ka treguar formë të lartë edhe në përballjen finale.
Laura ka fituar 700 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.
Xhudoja brenda dy ditëve i solli tre medalje shtetit të Kosovës.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur me sukseset e garuesve të tija.
Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg), dje fituan medalje të argjendta.