Xhudistët dhe xhudistet e klubit Polici nga Prishtina, kanë shënuar rezultate të mira në turneun ndërkombëtar në Sllovaki.
Trajneri i këtij ekipit, Anton Cena, është i lumtur për rezultatet që kanë arritur në këtë garë.
“Dje dhe sot ne Bardejov të Sllovakisë është mbajtur turneu ndërkombëtar në xhudo “Velika Cena”, në të cilin kanë marrë pjesë 10 shtete me më shumë se 800 garues.
Në këtë turne kanë marrë pjesë edhe garuesit e klubit të Polici të Prishtinës”, njofton Cena.
Rezultatete KXH Policit
1. Rrezarta Alimi - vendin e tretë
2. Bleona Gerxhaliu - vendin e parë
3. Art Thapi - vendin e tretë
4. Florian Gërguri - vendin e parë
5. Lis Maloku - vendin e tretë
6.Sara Osmani - vendin e tretë
7. Diar Jashari - vendin e tretë
"Në kategorinë -60 kg Florian Gerguri ishte garuesi më i mirë i kësaj kategorie.
Gara e rradhës është në Split të Kroacisë.
Nje falënderim shkon për trajnerët: Bekim Salihun, Vendim Raçin, Linda Cenën dhe Kastriot Cenën.
Drejtësinë në këtë garë e ka ndarë Linda Cena", thotë Cena.