Xhudo nuk ndalet me suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Edhe një sukses i madh u shënuan në Kupë Botërore – “Asian Open”, që u mbajt në Kuvajt.
Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova u stolisen me medalje të bronztë.
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, ka bërë të ditur suksesin e radhës së garuesve të tij.
“Medaljet e para serioze për të rritur për Fatjonen e Dëborën!
Garuan sot në garën ku fitohen edhe pikë Olimpike dhe treguan që potenciali i tyre po rritet!
Nesër garojnë Shpat Zekaj dhe Rios Kuka!
Ekipi i parë për pak ditë në Kampionatin Botëror në Doha!
Fatjona Kasapi garoj në kategorinë 57 kg dhe u kthye në gara pas 9 muaj pauzë dhe rikuperim nga lëndimi!
Dëbora Gjakova garoj në kategorinë 63 kg dhe medalja e saj e parë në gara të nivelit serioz!
Fatos Tabaku në krye të detyrës si gjithmonë!”, njofton Kuka.