Pritjet e gjata në kufij nuk i shpenzon kot.
Veterani i sportit të xhudos Anton Cena u pa duke stërvitur në një pikë kufitare të Kosovës fundjavën që lamë pas.
Bile, stërvitjet bën me goxha intensitet.
Por, për ish Kampionin e Botës në xhudo, kjo nuk ishte hera e parë që e praktikon një gjë të tillë.
Brenda muajit maj, Anton Cena i mbush 60 vjeç.
E për gjatë gjashtë dekadave, veterani i xhudos nuk ka përdorur asnjë medikament për shëndetin e tij.
Ndryshe, Anton Cena për momentin është profesor në akademinë policore në Vushtrri.