Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudistin Dardan Cena dhe garuesit e tjerë.
Cena është fitues i medaljes së artë në Kupën Evropiane për junior, që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.
“Në Doha fati s’ishte me ne në Botëror por në veriun e Evropës të rinjtë tanë po dërgojnë sinjale të bukura!
Dardan Cena i artë.
Kupa Evropiane U21 në Lituani! 73 kg shënoj 4 fitore dhe paralajmëroj një vit me shumë suksese!
Çdo luftë ishte dominant dhe performoj mirë dhe bukur.
Në. Vilnius garuan sot edhe Debora Gjakova u radhit e pesta në kategorinë 63 kg si dhe Dion e Loris Sharapolli që fituan luftën e parë por humbën tutje.
Nesër garon Anes Veseli i urojmë suksese.
Me ekipin në krye të detyrës Meli Zeka pjesë e ekipit të trenerëve”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.