​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

Xhudo

​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:24
Driton Kuka.

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KosovaPress se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.

“Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e mandej e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera.

Së fundmi ne Botëror u radhit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka për KP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat