Gjashtë garues nga Kosova do të marrin pjesë në Grand Prix Upper Austria, që fillon sot dhe mbaron me datë 27.05.2023.
Në këtë Grand Prix do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 72 shtete, 455 garues, 272 meshkuj e 183 femra.
Xhudistët kosovarë të cilët do të ndeshen atje janë:
1.Erza Muminoviq (-52 kg) ndeshet sot
2.Flaka Loxha (-57 kg) ndeshet sot
3.Akil Gjakova (-73 kg) ndeshet nesër
4.Laura Fazliu (-63 kg) ndeshet nesër
5.Loriana Kuka (-70kg) ndeshet nesër
6.Shpati Zekaj (-100 kg) ndeshet të shtunën
Bashkë me garuesit kanë udhëtuar trajneri ynë Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.