Përkushtimi për rritjen e sportit të xhudos dhe shtrirjes së tij tek gjeneratat e reja po vazhdon me ritëm të shpejtë dhe kjo po mundësohet përmes programit “Kosova shtete i xhudos”.
Sot është certifikuar edhe gjenerata e dytë e trajnerëve profesionistë të xhudos në kuadër të programit "Kosova, shtet i xhudos", e komponentës, "Kampionët e Kosovës".
Këta trajnerë kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe janë gati të frymëzojnë dhe fuqizojnë gjeneratat e ardhshme të xhudistëve, raporton KosovaPress.
Me ekspertizën e tyre, ata do të punojnë për të nxitur dashurinë për xhudon mes nxënësve përmes komponentës 'xhudo në shkolla - xhudistët e rinj'.