Zëvendësministrja e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, sot ishte në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe krenaria e kombit shqiptar, legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi etj.
“Sot në palestrën e qytetit "Minatori" nxënës nga 10 shkolla të Mitrovicës u takuan me kampionen tonë Olimpike, të artën Majlinda Kelmendi.
Ajo së bashku me xhudistët e Klubit të Xhudos Trepça demonstruan disa nga teknikat e sportit të xhudos.
Në fund të demonstrimit, Majlinda i dhuroi kryeministrit Kurti brezin e saj të xhudos në shenjë falënderimi për mbështetjen e pakusht dhe parezervë që po i jep xhudos dhe sportit vendor në përgjithësi”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.