Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, është i fascinuar me atmosferën e bukur në palestrën e sportit ”Minatori” në Mitrovicë.
Kuka tha se Kosova është shtet i xhudos.
“Kosova - shtet i xhudos!
Sot Majlinda ishte figura kryesore e demonstrimit në Palestrën Minatori në Mitrovicën tonë!
Para mijëra fëmijëve sot ajo demonstroj Mjeshtëritë e saja për të inkurajuar të rinjtë të merren me sportin e xhudos.
Përmes sportit të bukur të xhudos ajo tregoj dhe u përgjigj në mënyrën më të bukur se si duhet të sjellen sportistët Elitar.
Prezent në demonstrim kësaj radhe ishte Kryeminstri Kurti, zv Minstrja e MKRS Osmani dhe Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri.
Simbolikisht Majlinda i dhuroj Kryeminstrit brezin e zi si shenjë respekti për Projektin dhe përkrahjen e tij.
Mirënjohje e veçantë Klubit te xhudos Trepça nikoqir i ngjarjes së bukur sportive në qytetin e Minatorëve.
Kosova - Shtet i xhudos projekt që tashmë ka përfshi mbi 20 mijë fëmijë në mbarë Kosovën”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.