Pas medaljes së argjendtë të Nora Gjakovës, tjetër xhudiste e jona tani ka shansin për të rrëmbyer medalje nga Grand Slami i Kazakistanit.
Bëhet fjalë për Laura Fazliun, e cila në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë do të luftojë për medaljen e bronztë të kësaj gare.
Fazliu do të ndeshet në finale të repesazhit me xhudisten nga Rusia, Dali Liluashvili.
Ndërkaq, deri në finale të repesazhit, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Esmigul Kulyulova.
Në çerekfinale Fazliu u mposht nga xhudistja koreane Jisu Kim, ku më pas e vazhdoi garën në repesazh.
Në raundin e parë të repesazhit xhudistja jonë mposhti rusen Kamila Badurova, ndërsa tani ka përballë një tjetër ruse, Dali Liluashvili në garën për medaljen e bronztë.