Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Kazakistanit!
Loriana Kuka është eliminuar herët nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Kazakistan.
Kuka u mposht qysh në luftën e parë nga xhudistja holandeze, Kim Polling.
Xhudistja e kaloi raundin e parë pa luftë, për t’u eliminuar menjëherë në të dytin.