Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, komplimenton xhudisten Laura Fazliun, për medaljen e bronztë që ka fituar sot në “Grand Slam” në Kazakistan.
Kuka tha se Laura ende nuk po e shfaq krejt potencialin që ka!
“Edhe një medalje nga Grand Slam në Kazakstan
Laura Fazliu e bronztë! Kategoria 63 kg.
Fitoj tri lufta kundër garueseve Ruse dy fitore dhe një kundër kazakes pësoj kunder Koreanes Kim Jisu
Laura ende nuk po e shfaq krejt potencialin që ka!
Vetëkënaqësia e saj me të qenit në top 5 më të mirat e jo më e mira e Botës po më duket pengesë.
Jam i bindur që Laura ka ende ma shumë potencial.
Duhet ende punë për të arritur në kulmin e Botës, punë që takon Botës së mentalitet fitues më shumë.
Megjithatë medalja asaj i siguron të jetë në Top 5 në ranglistën Botërore.
Akil Gjakova e nisi shkëlqyeshëm kundër Rusit që e mposhti mandej edhe garuesin Azer.
Në çerekfinale ishte më i mirë në çdo aspekt dhe kur referi i dha wazari e Akili mendoj që fitoj luftën, nga tavolina zyrtare ju anulua e Akili mbeti duke pritur fitoren kundërshtari e zuri në mbajtje për të ja mohuar fitoren.
Në repasazh sishte në performansen e duhur dhe pësoj humbje, vendi i 7 që i sjell pikë Olimpike që e afrojnë drejt kualifikimit.
Loriana Kuka ndeshjen e parë u ndesh me Polling holandezen me të cilën luftoj mirë por në Golden score mbeti pa qëndrueshmëri dhe humbi ndeshjen.
Ende duke e kërkuar formën e saj në kategorinë e re.
4 garues me dy medalje e një plasman në vendin e 7 epilog i mirë për vendin tonë.
Fatos Tabaku në krye të detyres me ekipin tonë.
E bukura e garës shumë shqiptar me punë në Astana përkrahen ekipin tonë atje dhe u jam mirënjohës.
Kosova mbi të gjitha…
Gjithandej nëpër botë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.