Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv dhe Drejtor Sportiv në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, tha se gazeta “Bota sot” po luan një rol kyq në informimin e drejtë të opinionit sidomos në sektorin e sportit është dritare e fuqishme për sportistë.
“Ju përgëzoj përvjetorin e 28 kohë të cilën e kemi shijuar duke u informuar shpejtë dhe drejtë nga mediumi juaj!
Dua ta veçoj sektorin e sportit pasi me të kemi bashkëpunim të afërt dhe miqësor e sidomos me gazetarin e përkushtuar Kemajl Gocën!
Ju uroj punë të mbarë në vazhdimësi duke pas në pah informimin e drejtë me interes kombëtar", ka uruar Kuka.