Pjesë e ekipit kosovar në Kupën Evropiane të xhudos për Junior është edhe Dëbora Gjakova.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Gjakova e ka nisur këtë Evropian me fitore.
Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti kroaten, Nina Cvjetko.
Kurse tani në raundin e dytë do të përballet me ukrainasen, Yana Zinchenko.