Xhudistin Blin Kuka (-90 kg) nuk e përcolli fati dhe për një fije të flokut mbetet pa medalje në Maribor të Sllovenisë.
Kuka ka treguar luftëra të mëdha por në luftë për medalje të bronztë nuk i priu fati.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë të mëdha për Blinin.
“Blin Kuka sot ishte i shkëlqyeshëm në Festivalin Olimpik Evropian U18 - EYOF në Maribor!
Blin Kuka ishte afër të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës dhe të fitojë medaljen e parë në garat e EYOF.
Luftën e parë Azeri ishte më i mirë por pastaj Blini u këndell dhe shkëlqeu kundër letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit, Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.
Për të bronztën, garoj kundër spanjollit Perez Ramirez dhe ne Golden Score u dënua për dalje jashtë dhe kjo i kushtoj.
Rezultati më i mirë i Blinit deri tash dhe tregoj potencialin e tij të madh.
Blini me vendin e 5 dhe Laurina Gashi me vendin e 7 janë sportistët tanë me plasman në EYOF.
Xhudo prapë tregoj që ka potencial dhe të ardhme në arenen ndërkombëtare”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.