)E plotësuar) - Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kampionia olimpike u mund në raundin e dytë nga francezja, Priscilla Gneto në “Golden Score”.
Mastersi i Budapestit: Nora Gjakova e kalon lehtësisht raundin e parë!
Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit.
Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias.
Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Gneto/Odelin Garcia.
Sot gjithashtu garon edhe Distria Krasniqi që është e kualifikuar direkt në rrethin e dytë.