(E plotësuar) - Distria Krasniqi po tregohet e pandalshme sot në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në finale për medaljen e artë, Distria Krasniqi do të ketë punë me xhudisten franceze, Amandine Buchard.
Xhudistja kësisoj e siguron të paktën medaljen e argjendtë nga ky kompeticion.
Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.
Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Mastersit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kampionia olimpike triumfoi ndaj belges, Amber Ryheul në raundin e dytë.
Në çerekfinale, xhudistja do të përballet me gjermanen, Mascha Ballhaus.
Sot po garon gjithashtu edhe Nora Gjakova që është në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.